I work for aLBaniANs

SI lidhet kravata

 

SI TË LIDHNI KRAVATËN NË GJASHTË HAPA

Si të lidhni kravatën?Vendosja e kravatës është një nga detyrat që tmerron shumë meshkuj. Nëse i përcjellni me kujdes udhëzimet e dhëna në këtë faqe të Mjellmës, udhëzime këto që janë mjaftë të thjeshta, do të mësoheni që brenda ditës ta lidhni kravatën tuaj. Por nuk është krejt te lidhja e kravatit apo? Çfarë do të jetë ngjyra, si do ta kombinoni me robet tuaja...   

Përziej dhe përshtat

Hapi i parë është që të siguroni kravatën që i përshtatet këmishës tuaj. Mirëpo, më parë ju duhet të dini se cila ngjyrë e kravatës i përshtatet ngjyrës së këmishës tuaj. 
Kravata solide i përshtatet këmishës "busy" (serioze), dhe këmishat me modele. Në anën tjetër, nëse doni ta veshni kravatën "funky" (melankolike) në punë atëherë kombinojeni ate me ndonjë këmishë solide. Vetëm mbani në mend që nuk duhen të përzihen kravatat me modele (yrneke), me këmishat që poashtu janë me modele (yrneke) dhe anasjelltas. P.sh, kravata vija-vija me këmishën me katrora ju bënë të dukeni si palaço!

E gjitha që ju nevojitet është koha

Mos ia leni vetës më pak se 5-10 minuta për lidhjen e kravatës. Jepni vetës kohë të mjaftueshme në mëngjes për ta lidhur kravatën siç duhet dhe nëse nuk duket në rregull, duhet t'i kushtoni edhe pak kohë që ta korrigjoni.
Për lidhjen e kravatës ju duhet ndihma e pasqyres. Para pasqyrës do ta matni gjatësinë e kravatës dhe do të bëni kombinimet këmishë-kravatë. Nëse keni arritur që ta gjeni kombinimin e mirë, ja në vazhdim se si mund ta lidhni kravatën në gjashtë hapa:

Lidheni kravatën tuaj në 6 hapa

Kravata-hapi - 1 Hapi 1

Përthekoni këmishen tuaj deri në pullën e fundit të jakës. Ngreheni jakën e këmishës dhe vendosni kravatën rreth qafes. Duhet që pjesa më e gjërë e kravatës të varët dy here më ulët se pjesa e hollë, dhe duhet të varët në dorën tuaj dominante - varësisht se a jeni majtak apo djathtak. 
Kravata-hapi - 2 Hapi 2

Mereni fundin e pjesës se gjërë të kravatës dhe mbështjelleni rreth pjesës së hollë, pak me poshtë qafës. Mendojeni pjesën e gjërë si pjesën më të gjatë - ashtu qe fundi më i gjatë shkon rreth fundit më të shkurtë.
Kravata-hapi - 3 Hapi 3

Pasi që e keni mbështjellur pjesën e gjërë rreth pjesës së hollë, rrëshiteni fundin e gjërë nëpër fjongën që është formuar.
Kravata-hapi - 4 Hapi 4

Futeni fundin e gjatë dhe të gjërë te kravatës në fjongë.
Kravata-hapi - 5 Hapi 5

Ngreni fundin e pjesës së hollë dhe të gjërë nga së poshti për ta forcuar fjongën.
Kravata-hapi - 6 Hapi 6

Mbajeni fundin e pjesës së hollë me dorën e juaj jo dominante dhe me dorën e juaj dominante shtyjeni fjongën deri në qafë - keni kujdes që mos t'ja merni vetës frymën gjatë këtij procesi. 

Gjatësia e shkëlqyeshme

Pjesa e gjërë e kravatës duhet të jetë më e gjatë se fundi i pjesës së hollë duke e mbuluar pjesën e hollë të kravatës. Ju nuk dëshironi që fundi i pjesës së gjërë të jetë shumë i shkurtë - gjatësia normale është kur maja e fundit të kravatës prek pjesën e sipërme të rrypit (ose të pantallonave nëse keni tregerat). Edhepse kjo është gjatësia tradicionale, ajo ndryshon nga vendi në vend. Në fund lëshojeni jakën e këmishës, dhe pëdoreni pasqyrën për ta kontrolluar se a janë kravata dhe fjonga në rregull.

Zhveshja e kravatës

Gjatë heqjes së kravatës mos e nxjerrni fundin e pjesës së hollë jashtë fjongës për ta çlidhur kravatën. Heqni kravatën duke i bërë këto hapa së prapthi. Edhe nëse nguteni për tu zveshur sepse keni shoqëri, kushtoni kujdes sepse mund ta shkatërroni formën e kravatës.

 

© 2008 All rights reserved. maSTER of PC

Create a free websiteWebnode