I work for aLBaniANs

Shkenca natyrore

Astronomia

 

Astronomi, që nga etimologjia do të thotë "ligji i yjeve", ( Greq.): άστρο, + νόμος) është një shkencë që përfshin vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive që ndodhin jashtë Tokës dhe atmosferës. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave që mund të vrojtohen në qiell (jashtë Tokësorë), së bashku me të gjitha proçeset (ecurite) në të cilat ato përfshihen. Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar dhe degët e saj të studimit. Gjatë një pjese të mirë të shekullit XX, astronomia ishte menduar të ndahej në astrometri, mekanikë qiellore dhe astrofizikë. Nga të treja, astrofizika, është dega më e njohur pasi në shumë universitete përfshihet në degë kërkimi dhe zhvillimi.
Astronomi Lunare:Pjesa e Hënës që nuk shihet. Eshtë fotografuar nga misioni Apollo 11 që u soll rreth Hënës në 1969.
Astronomi Lunare:Pjesa e Hënës që nuk shihet. Eshtë fotografuar nga misioni Apollo 11 që u soll rreth Hënës në 1969.

Astronomia është ndër të paktat shkenca ku amatorët luajnë ende një rol, sidomos në zbulimin dhe vëzhqimin e dukurive qiellore. Astronomia nuk duhet ngatërruar me astrologjinë, apo pseudoshkencat të cilat përpiqen të zbulojnë fatin e njerëzve duke vrojtuar lëvizjen e trupave qiellore. Megjithëse të dyja bazohen tek të njëjtat parime (vrojtimi i qiellit), ato janë të ndryshme: astronomia bazohet në studimin sipas metodave shkencore, ndërsa astrologjia nuk ka baza në metoda të tilla.

 

Degët e astronomisë

Astronomia përbehet nga disa degë. Ndarja e parë bëhet në astronomi teorike, dhe astronomi vrojtuese. Vrojtuesit përdorin mënyra të ndryshme për të marrë të dhëna mbi dukuri të ndryshme, të dhëna që përdoren nga teoricienët për ndërtimin e modeleve, shpjegimin e këtyre dukurive dhe parashikimin e të tjerëve të ngjashëm. Kjo nuk do të thotë që vrojtuesit dhe teoricienët janë persona të ndryshëm.

Degët e studimit mund të ndahen edhe sipas dy kritereve:

* sipas subjektit (p.sh planetët ose galaktikat) ose problematikës (formimi i yjeve ose i planetëve)
* sipas zonës së spektrit elektromagnetik të studiuar
 

Ndarja sipas subjektit ose problematikës
Astronomia planetare, ose shkencat planetare: një "djall pluhuri" ne Mars. Fotografuar nga Mars Global Surveyor Vrojtuesi i përgjithshëm marsian.
Astronomia planetare, ose shkencat planetare: një "djall pluhuri" ne Mars. Fotografuar nga Mars Global Surveyor Vrojtuesi i përgjithshëm marsian.

* Astrometria: Mat vendosjen dhe zhvendosjen e objekteve (sendeve) qiellore. Nevojitet te përcaktoje sistemin e përdorur te vend-ndodhjes dhe lëvizje-matjen e objekteve ne galaksinë tone.
* Kozmologjia: Studimi i gjithësisë ne tersi dhe zhvillimin e saj.
* Astronomia galaktikore: Ishte studimi i ndërtimtarisë dhe përbërësve te galaktikës sonë. Tani përfshin studimin e galaktikave te tjera qe mund te vezhgohen ne (me) hollësi.
* Astronomia Tejgalaktikore: Studimi i objekteve (kryesisht galaksive) jashtë galaksise sonë.
* Formimi dhe zhvillimi i galaktikave: Studimi i formimit te galaksive, dhe zhvillimit te tyre ne gjendjen e vezhguar te tashme.
* Shkenca planetare: Studimi i planetëve te sistemet diellor është (ne kohet e fundit), nganjehere i menduar nje disipline e ndryshme; e quajtur gjithashtu planetologji.
* Astronomia yjore: Studimi i yjeve ne pergjithesi.
* Zhvillimi i yjeve: Studimi dhe zhvillimi i yjeve nga formimi i tyre deri ne fundin e tyre si mbetje yjore.
* Formimi i yjeve: Studimi i kushteve dhe proceseve (ecurive) qe kane çuar ne formimin e yjeve ne brendesine e reve te gazta, dhe vete ecurinë e formimit.

Gjithashtu, ka edhe disiplina te tjera qe mund te mendohen pjese e astronomise, ose janë shkenca nderdisiplinore ne lidhje me astronomine si:

* Arkeoastronomia
* Astrobiologjia
* Astrokimia
* Shkencat planetare
* Kosmologjia
 

Mënyra e përftimit të informacionit

Në astronomi, mënyra kryesore për të përftuar informacione është nepermjet identifikimit dhe analizimit të rrezatimeve radioaktive, fotoneve; mënyrë tjeter për përftimin e informacioneve janë rrezet kozmike, neutrinot, dhe, në të ardhmen e afërt, valët gravitacionale (shih LIGO dhe LISA).

Një ndarje tradicionale e astronomisë jepet edhe nepermjet spektrit elektromagnetik të vëzhguar:

* Astronomia optike përmbledh teknikat e përdorura për zbulimin dhe analizimin e dritës në gjatësi valore të tilla që mund të identifikohen edhe me sy (rreth 400 - 800 nm). Mjeti më i njohur është teleskopi, me matës elektroni imazhesh dhe spektrograf.
* Astronomia Infrared merret me identifikimin e rrezatimeve infra të kuqe (valë më të gjata se drita e kuqe). Instrumenti më i përdorur është teleskopi por me shtimin e një instrumenti për teleskopët hapësinorë përdoren gjithashtu për të eleminuar zhurmat (interferencat elektromagnetike) nga atmosfera.
* Radio astronomia përdor instrumente plotësisht të ndryshëm për identifikimin e rrezatimit të valëve nga mm në cm. Marrësit janë të ngjashëm me ata që përdoren në transmetimin radio(që përdor këto lloj valësh). Shih Radio teleskopët.
* Astronomia e energjisë së lartë

Lente gravitacionale
Lente gravitacionale

Astronomia ekstragalaktike: lente gravitacionale. Ky imazh i teleskopit hapësinor Hubble tregon blu të ndryshme, objekte ne formë nyjash që s'janë gjë tjetër veç imazhe shumëfishe të të njëjtës galaksi. Janë shumëfishuar nga efekti i lentes gravitacionale i një grupimi galaksish të verdha, eliptike dhe spirale. Lentia gravitacionale krijohet nga fusha gravitacionale e grupimeve që prish imazhin e objekteve më të largëta.
Klikoni mbi foto për më shumë informacione dhe një pamje më të zgjeruar.

Astronomia radio dhe optike mund të mbështetet nga grupe observatories, sepse Atmosfera e Tokës është e tejdukshme në atë gjatësi valësh. Drita infra e kuqe thithet thuajse tërësisht nga avujt e ujit, për këtë vëzhguesit infrared duhet të vendosen lart në hapësirë ose në një vend të thatë .

Atmosfera është opake në gjatësitë valore të përdorura nga Astronomia e rrezeve X, Astronomia e rrezeve gamma, Astronomia UV dhe, për këtë arsye mund të dërgohen lart nepermjet ballonave ose observatorëve hapësinorë.

 

Biologjia


Fizika


Biologjia (nga greq. βίος, vios - jetë, dhe λόγος, logos - fjalë, mësim, dije) është degë e shkencës që merret me studimin e jetës. Ajo studion veçoritë fizike dhe sjelljen e organizmave, klasifikimin e tyre, prejardhjen dhe zhvillimin e llojeve (specieve) dhe ndërveprimin që kanë njëra me tjetrën në lidhje me mjedisin.

Zbulimet më të mëdhaja në biologji janë:

* Teoria e qelizës
* Teoria e mikrobit të sëmundjes
* Genetika
* Evolucioni
* ADN


 

Fizika (greq. φυσική, fisiki = natyrë, amtyrë) është degë e shkencës e cila merret me zbulimin dhe veçorizimin e ligjeve gjithësinore që sundojnë lëndën, energjinë, hapësirën, dhe kohën, si edhe sjelljen dhe ndërveprimet mes tyre. Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika përshkruhet edhe si "shkence themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme veçoritë e të cilëve mvaren nga ligjet e fizikës.

Fizika është e lidhur ngushtë me të gjitha shkencat e tjera natyrore, veçanërisht me kiminë, e cila nga ana e saj me kalimin e kohës ka marrë shumë koncepte nga fizika, mbi të gjitha në fushat e termodinamikës, elektromagnetizmit, dhe mekanikës kuantike.

Fizika ndahet në dy disiplina: në fizikë teoretikore dhe fizikë eksperimentale. Fizika teoretikore merret kryesisht me përshkrimet formuluese, ndërsa fizika eksperimentale me rikrijimin dhe matjen e dukurive natyrore të njohura.
 

Degët e fizikës

Mekanika | Termodinamika | Elektromagnetizmi | Optika | Akustika |
| Fizika e trupave të ngurtë | Relativiteti | Fizika bërthamore | Fizika kuantike | Astrofizika

 

Historia e fizikës

Mbas hovit që kishin marrë shkencat e matematikës dhe filozofisë në Greqinë e lashtë, u paraqit nevoja e degëzimit të tyre. Kështu, në tekstet e shkruara në atë kohë, bëhet gjithnjë e më shumë dallimi në mes të problemeve që zgjidheshin nga matematika, filozofia dhe degët e tyre. Sot fizika është shkencë në vete.

 

Madhësitë fizike themelore

Madhësitë fizike themelore janë gjatësia, masa, koha, rryma elektrike, sasia e lëndës, temperatura dhe intesiteti i dritës.

Informatika


Kimia


Matematika


Mjekësia


 

Informatika është shkenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.

Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.

"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse". [1].

Informatika është shkencë:

* e analizës teorike dhe konceptimit të sistemeve informatike Informatika teorike,
* e formimit organizativ dhe teknik të sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
* e realizimit të sistemeve informatike, sidomos e realizimit të komponentëve teknike (Hardware)- Informatika teknike

Detyra e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknologjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: harduere dhe softuere. (hard = i fortë, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin harduere tregohet çdo pajisje fizike, pjesë e kompjuterit si për shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njësite hyrëse dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin softuere tregohen programet që përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve të ruajtura nga hardueri, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.





 


 

Kimia është shkenca ose me saktë ajo e degë e shkencave natyrore që merret me studimin e ndërtimit dhe vetive të materies dhe transformimeve të saj. Është studimi i vetive dhe strukturës së atomeve (duke përfshirë dhe izotopet e tyre të qëndrueshëm apo radioaktive), të përbërjeve dhe molekulave, të përzierjeve dhe të tretësirave, si elemente bazë të natyrës dhe se si ato kombinohen për të formuar stadet e ndryshme të materies që na formojnë në dhe çdo gjë që na rrethon. Njohja e strukturës elektronike të atomeve është baza e kimise konvencionale, ndërsa njohja e strukturës së bërthamës është baza e kimisë bërthamore. Prishja dhe formimi i lidhjeve mes atomeve dhe molekulave janë përgjegjës për transformimin e materies.

 

Disiplinat kryesore të kimisë

* Kimia organike
* Kimia inorganike
* Kimia fizike
* Kimia analitike
* Biokimia
* Kimia farmaceutike
* Kimia industriale
* Kimia ushqimore
 

Disiplina të tjera

Ekzisitojnë shumë specializime dhe disiplina të kimisë, për shembull: kimia makromolekulare, kimia kombinatorike, astrokimia, inxhinieria kimike, kimia kompjuterike, elektrokimia, gjeokimia, inxhinieria e materialeve, shkenca e materialeve, biologjia molekulare, citokimia, histokimia, kimia klinike, kimia bërthamore, metalorganika, stereokimia, kimia e mjedisit, kimia e gjelbër, radiokimia, fotokimia, kimia radiofarmaceutike, aerotermokimia etj.




 

Matematika është mbretëreshë e shkencave. Ajo merret me studimin e raporteve sasiore dhe cilësore të objekteve konkrete dhe abstrakte, si dhe me studimin e formave hapësinore. Sipas Burbakistëve (Nicolas Bourbaki) ajo është shkencë që studion relacionet dhe në thelbin e saj është kuptimi i numrit. Matematika është shkencë deduktive d.m.th përfundimet e saj janë të përgjithshme dhe të sakta.

Fillimet e matematikës humben në thellësitë e shekujve dhe ajo u shfaq si rezultat i vështrimeve dhe përvojës së njerëzve në përballje me problemet dhe nevojat praktike. Sistematizimi dhe përmbledhja e njohurive matematikore ka filluar relativisht vonë. Kinezët e lashtë, civilizimi i Inkëve, pastaj në Indi kishte një zhvillim të konsiderueshëm të matematikës.

Në Greqinë antike matematika përjetoi një zhvillim të paparë nga një plejadë e tërë matematikanësh siç janë: Pitagora, Talesi, Platoni, Eudoksi, Euklidi, Arkimedi etj. Grekët e vjetër matematikën e kuptonin në sensin e gjeometrisë dhe të parët ishin ata që të vërtetat matematikore të cilat ato i quanin teorema i vërtetonin. Njohuritë matematikore të grekëve të vjetër më vonë i përvetësuan dhe i pasuruan arabët të cilët quhen edhe themelues të algjebrës. Përkthimet arabe të veprave të matematikanëve grekë në mesjetë depërtuan në Evropë.

Pastaj shtytjen dhe zhvillimin e matematikës e morën në dorë Evropianët. Në këtë periudhë mund të përmendim Vietin, Cardanon, Fibonaccin etj. Më vonë dolën në skenë Descartesi, Pascali, Leibnitzi, Bernoulli, Gaussi, Euleri etj. Në fund të shekullit XIX David Hilberti një matematikan i shkëlqyer gjerman në kongresin ndërkombëtar të matematikanëve të mbajtur në Paris në vitin 1900 propozoi dhe i formuloi njëzetetre (23) probleme matematikore të cilat shekulli XIX ia le në trashëgimi shekullit XX. Shumë prej këtyre problemeve i preokupuan matematikanët nga gjithë bota një kohë të gjatë dhe shumica e tyre u zgjidhën pas një pune të palodhshme ku participuan një numër i madh matematikanësh nga gjithë bota.

Matematika në ditët e sotme përjeton një zhvillim marramendës dhe është e shpërndarë në shumë degë të specializuara të cilat janë mjaft abstrakte. Në ditët e sotme është e pamundur të gjendët një autoritet si Hilberti i cili të ketë një pasqyrë të përgjithshme për të gjithë degët e matematikës. Poashtu nuk u gjet një matematikan i cili në fund të shekullit XX të propozonte probleme për shekullin XXI. Kjo është e kuptueshme sepse matematika si edhe të gjitha shkencat tjera kanë përjetuar një zhvillim të paparë.

Matematika në interaksion me shkencat tjera e ndihmon zhvillimin e tyre por në të njëjtën kohë ajo edhe vetë pasurohet. Sot matematika ka depërtuar edhe në ato degë të shkencës në të cilat deri para pak kohe as që ishte e imagjinueshme. Matematika në përgjithësi e mban karakterin e njerëzve të cilët e zhvillojnë atë. Është i gabueshëm mendimi i njerëzve për të cilët matematika është e pakuptueshme se në matematikë nuk ka konteste dhe ç'do gjë është e qartë. Ndërmjet matematikanëve ka pikëpamje të ndryshme për matematikën. Fatmirësisht kjo nuk do të thotë se matematika nuk ka perspektiva të ndritshme.

 

Nocionet dhe simbolet matematikore

Janë shprehjet matematikore (psh. emrat e numrave, figurave, operacioneve), shprehjet për marrëdhënie në mes të sasive (më i madh, më i vogël, i barabartë), simbolizmin matematikor (psh. 4+3 = 7), konventat matematikore (psh. njësitë standarde të matjes, nderimi i përparësisë së operacioneve), rezultatet dhe formulat e caktuara (memorimi i llogarisë, psh.6 + 6, për të njehsuar 6 + 7; njohja e formulës për sipërfaqen e katrorit; teorema e Pitagorës).

 

Konceptet matematikore

Konceptet dhe strukturat themelore matematikore, jo vetëm si njësi të posaçme, por edhe në ndërlidhje me koncepte dhe struktura tjera matematikore. Asnjëri prej koncepteve matematikore që shtjellohet nuk na »paraqitet« vet për vete. Kështu, koncepti i shumëzimit është i lidhur me konceptin e mbledhjes, kurse koncepti i pjesëtimit me zbritje.

Konceptet dhe strukturat le të shqyrtohen edhe në kontekst të njohurive dhe ambienteve tjera matematikore dhe jashtëmatematikore si dhe në situata të ndryshme mësimore.

 

Disa nga degët e matematikës janë:

* Logjika Matematikore
* Teoria e bashkësive
* Algjebra
* Teoria e numrave (aritmetika)
* Gjeometria algjebrike
* Gjeometria analitike
* Ekuacionet diferenciale
* Gjeometria diferenciale
* Topologjia
* Gjeometria
* Analiza Matematike
* Analiza komplekse
* Kombinatorika
* Matematika diskrete
* Teoria e lojërave
* Teoria e gjasës (probabilitetit)


 

Mjekësia ose Medicina (lat. ars medicina = arti i shërimit) merret me shëndetin dhe parandalimin, njohjen edhe shërimin e sëmundjeve dhe lëndimeve. Gjithashtu ajo merret me shtatzëninë, lindjen dhe vdekjen.

 

Degët e mjekësisë
* Anatomia
* Kardiologjia
* Neurologjia
* Pediatria
* Sëmundjet e Brendshme
* Gjinekologjia
* Obstetrika
* Mjekësia e përgjithshme
* Kirurgjia
* Anestezia
* Nefrologjia
* Psikiatria
* Patologjia
* Reumatologjia
* Dietologjia
* Stomatologji
* Sëmundjet infektive
* Urologjia
* Dermatologjia
* Mjekësia ligjore
* Mjekësia e rrezeve
* Hematologjia
* Onkologjia
* Gastroenterologjia
* Mjekësia e transfuzionit
* Neurofisiologjia
* Alergologjia
* Pneumologjia
* Ortopedia
* Kirurgjia kardiotorakale
* Angiologia
* Otorinolaringoiatria
* Oftalmologjia
* Endokrinologjia
* Diabetologjia
* Proktologjia
* Nutricioni
* Kujdesjet Infermierore

Organe
* Pankreasi
* Buza
* Dora
* Ezofagu
* Goja
* Gishtat e dorës
* Hunda
* Indi (organ)
* Kapilare
* Koka
* Lëkura
* Mushkëria
* Mëlçia
* Qafa
* Truri
* Vena
* Veshi
* Zemra
* Syri
* Veshkat
* Organet gjenitale
* Këmbët
* Stomaku
* Faringsi
* Laringu
* Zorret e holla
* Zorret e trasha
* Kockat etj.

Sisteme organike
* Sistemi i Qarkullimit te Gjakut
* Sistemi urinar
* Sistemi respirator
* Sistemi limfatik
* Sistemi gastro-intenstinal
* Sistemi nervor
* Sistemi kockor
* Sistemi muskular etj.

Sëmundje
* Infarkti
* Infarkti miokardit
* Gripi
* Diarre
* Kolera
* Multiple Skleroza
* Tumori i trurit
* Asthma Bronkiale
* Bronchiti
* Pneumonia
* Laringiti
* Mykoviscidoza
* SIDA
* Anemia
* Talasemia
* Kanceri i gjirit
* Kanceri i Stomakut
* Antraksi
* Spondiliartroza
* Diabeti i sheqerit
* Toksikomania
* Tabagizmi
* Alkoolizmi
* Bulimia
* Anoreksia
* Obeziteti
* Fibriomat
* Kistet
* Tumoret
* Gangrena
* Infeksioni urinar
* Glomerulonefriti
* Nefroza
* Pielonefriti
* Cistiti
* Melenat
* Amenorhea
* Anuria
* Asfiksia
* Afagia
* Kariesi
* Prostati
* Hemorohidet
* Mykthi
* Alopecia
* Rakitizmi
* Tetania
* Blefariti
* Konjuktiviti
* Glaukoma
* Shkolija e retines
* Retinopatia diabetike
* Hernia diskale
* Artritet
* Stenoza mitrale
* Insuficienca renale
* Insuficienca Kardiake
* Insuficienca hepatike
* Ekzema
* Skizofrenia
* Neurozat
* Otiti
* Sinoziti etj.
* Autizmi





 


 

 

© 2008 All rights reserved. maSTER of PC

Make a free websiteWebnode