I work for aLBaniANs

Meso komjuterin

Qendra Për Shkarkim në Microsoft:

On This Page

Ç'farë duhet të dini për përditësimet e softuerit Ç'farë duhet të dini për përditësimet e softuerit
Si t'i gjeni shkarkimet Si t'i gjeni shkarkimet
Nuk mund ta gjeni atë që e kërkoni? Nuk mund ta gjeni atë që e kërkoni?
Ç'farë mund të gjeni në faqet për shkarkim Ç'farë mund të gjeni në faqet për shkarkim
Rreth shkarkimeve të përparuara të Windows-it të vërtetë Rreth shkarkimeve të përparuara të Windows-it të vërtetë
Duke instaluar shkarkimet Duke instaluar shkarkimet
Rreth shkarkimeve ndërkombëtare Rreth shkarkimeve ndërkombëtare
Zgjidhja e procesit të shkarkimit Zgjidhja e procesit të shkarkimit
Për Rekomandimet e zbritjeve Për Rekomandimet e zbritjeve

Ç'farë duhet të dini për përditësimet e softuerit

Qendra për shkarkim e Microsoft-it është burim i vlefshëm për të vendosur shkarkime të veçanta ose të njohura, duke përfshirë përditësime të softuerit. Megjithatë, mënyra më e lehtë për ta mbajtur kompjuterin tuaj aktual me përditësimet të proioritetit të lartë më të fudit të softuerit është duke i përdorur këto burime për përditësim:

Përditësim i Windows-it
Përditësim i Windows-it Ueb sajti e skenon kompjuterin tuaj dhe rekomandon përditësime që mund t'u nevojiten për Microsoft Windows-in, Microsoft Office-in, dhe programe të tjera.
Përditësimet automatike të Windows-it
Tipari i përditësimit automatik mund të konfigurohet të shkarkojë dhe të instalojë automatikisht përditësime të prioritetit të lartë sa më shpejtë që të jenë në dispozicion. Mësoni më tepër në
Mbroni vendin e ueb-it të kompjuterit tuaj personal..

Si t'i gjeni shkarkimet

Nëse dëshironi që Microsoft-i ta skenojë kompjuterin dhe të rekomandojë përditësime, shihni seksionin paraprijës. Nëse dëshironi të kërkoni shkarkime të veçanta, përdorni njërën prej dy metodave në vijim.

1. Përzgjidhni prej Shkarkimeve më të popullarizuara
Shkarkimet më të popullarizuara për secilën kategori të Qendrës për shkarkim janë renditur në faqet amë për këto kategori (kategoritë shembuj: Lojra, DirectX, dhe Internet-i). Klikoni lidhjen „Shihni shkarkimet shtesë të popullarizuara" nën secilën „Shkarkime të popullarizuara" për listë më të plotësuar të shkarkimeve të renditura sipas popullaritetit.
 
2. Përcillni kërkimin
Vegla për kërkim ju lejon të kërtkoni sipas fjalës kyçe ose produkt/kategori, dhe i rendit rezultatet sipas popullaritetit të shkarkimit.
Të kërkoni sipas fjalës kyçe, shtypni fjalë në kutinë për futjen e tekstit.
Për t'u ngushtuar hapësira për kërkimin e fjalës kyçe, zgjidhni produkt ose kategori nga lista, dhe futni çfarëdo fjalë kyçe.
Për t'i renditur të gjitha shkarkimet në të gjitha kategoritë , mos zgjidhni produkt/kategori dhe mos futni asnjë fjalë kyçe.

Nëse kërkimi i fjalës kyçe jep pak rezultate, kontrolloni drejtshkrimin tuaj , provoni fjalë kyçe të ndryshme, ose zgjeroni hapësirën e kërkimit tuaj në të gjithë Qendrën për shkarkim.

Nuk mund ta gjeni atë që e kërkoni?

Nëse nuk mund të gjeni shkarkim të veçantë, ai mund të jetë në dispozicion nga një kompani ndryshe nga Microsoft-i. Shembuj të popullarizuar përfshijnë Adobe Reader, Macromedia Shockwave dhe Flash players, dhe softuer Java. Për lidhje aktuale në këto shkarkime në vendet e tyre të ueb-it, përdorni Kërkimi në Microsoft.com. Nëse jeni të sigurtë se shkarkimi i veçantë është nga Microsoft-i dhe nuk mund ta gjeni shkarkimin në Qendrën për shkarkim ose nëpër shërbimet tona për përditësim automatik, Na kontaktoni.

Ç'farë mund të gjeni në faqet për shkarkim

Kur do ta klikoni titullin e shkarkimit në Qendrën për shkarkim, do të drejtoheni në faqen për shkarkim të detajeve për atë shkarkim. Shumica e këtyre faqeve ndjekin një format standard dhe përfshijnë shumicën nëse jo të gjitha seksionet:

1. Informacion i shpejtë
Kutia për „Informacion të shpejtë" përmban përmbledhje informacionesh të dobishme, duke përfshirë emrin dhe madhësinë e skedarit për shkarkim dhe datën e tij të botimit.
2. Shkarkoni buton ose lidhje
Do ta shihni Shkarko buton ose lidhje në pjesën e djathtë lartë të kutisë për „Informacion të shpejtë ". Klikoni këtë buton ose lidhje për ta filluar shkarkimin. Për shkarkimet të cilat kanë skedarë të shumfishtë, do të gjeni lidhje në listën e skedarëve në dispozicion.
3. Ndryshoni gjuhën
Në shumicën e rasteve, menjëherë nën kutinë „Informacion i shpejtë" do të gjeni një listë me lëshim teposhtë prej së cilës mund të përzgjidhni gjuhë tjetër nga anglishtja. Vëre se disa shkarkime nuk janë në dispozicion në të gjitha gjuhët Si shtesë, jo të gjitha shkarkimet që nuk janë në anglisht janë të shoqëruara nga faqet e lokalizuara me detaje. Si rezultat, mund të gjeni përshkrime në anglisht dhe udhëzime në faqet për shkarkime që nuk janë anglisht.
4. Rishikim
Seksioni „Rishiko" përfshin shpjegim të shkurtër të çështjeve të adresuara nga shkarkimi dhe dobia që ai siguron.
5. Kërkesat e sistemit
Gjithmonë kontrolloni seksionin „Kërkesat e sistemit" për t'u siguruar nëse kompjuteri juaj përputhet dhe nëse e ka hapësirën e kërkuar për ta instaluar dhe kryer shkarkimin. Ky seksion po ashtu mund t'i rendisë aplikacionet e softuerit të kërkuar ose rekomanduar.
6. Udhëzimet
Rishikoni seksionin „Udhëzime" para se ta klikoni Shkarko butonin, ashtu që të jeni të përgatitur për hapat të cilat do të duhet t'i ndiqni.
7. Shkarkime shumëpjesëshe
Nëse shikoni tabelë me skedarë të renditura për shkarkime shumëpjesëshe, shkarkimi është aq i madh sa që duhet të thyhet në skedarë të shumfishtë shkarkimi që të shkarkohen veç e veç.
8. Shihni se çka shkarkojnë të tjerët
Ndonjëherë është e dobishme të shohësh se ç'farë kanë shkarkuar të tjerët që të mund të lidhet me shkarkimin aktual. Si rezultat i kësaj, mund të shihni se ç'farë kanë shkarkuar të tjerët të cilët po ashtu e shkarkuan skedarin në faqen aktuale.
9. Informacion shtesë
Ne sigurojmë informacione të mëtejshme të cilat ose janë të lidhura drejtpërsëdrejti në shkarkimin aktual, ose si në shembullin për përditësimin e informacionit të sigurisë, kishte për qëllim ta mbajë sistemin të kryhet në mënyrë të sigurt.
10. Burime të ngjashme
Këto lidhje të shpiejnë tek informacioni si të, grupet e lajmeve, ofertat speciale, dhe burimet e tjera përkatëse për shkarkimin që e ke ni përzgjedhur.

Rreth shkarkimeve të përparuara të Windows-it të vërtetë

Duhet të vëreni se disa shkarkime kanë një ikonë pranë emrit të tyre në Qendrën për shkarkim. Këto shkarkime po ashtu kanë një seksion të theksuar rreth miratimit të Windows-it menjëherë nën kutinë „Informacion i shpejtë" në faqet për shkarkim të detajeve. Këto shkarkime janë pjesë e Programit të vërtetë të përparuar të Windows-it, i cili u zhvillua për të siguruar se përdoruesit e Windows-it i pranojnë përfitimet gjatë kryerjes së mirfilltë të kopjeve, plotësisht të liçensuara të Windows-it. Për t'iu qasur shkarkimit me përparësi të vërtetë, ndiqni procesin përkatës:

Nëse shihni buton për shkarkim ose lidhje
Klikoni butonin ose lidhjen për ta shkarkuar skedarin.
Nëse shihni buton për vazhdim ose lidhje
Klikoni butonin ose lidhjen dhe ndiqni udhëzimet e siguruara. Pas përfundimit të procesit të miratimit, do të ktheheni në faqen për shkarkim të detajeve me Shkarko butonin e afishuar. Nëse Windows-i nuk mund të miratohet, do të pranoni udhëzime shtesë.

Duke instaluar shkarkimet

Para se të përdorni cilindo softuer që e shkarkoni, së pari duhet ta instaloni atë. Për shembull, nëse shkarkoni përditësim të sigurisë, por nuk e instaloni atë, përditësimi nuk do t'u sigurojë mbrojtje për kompjuterin tuaj.

1. Ruaj dhe instalo
Ndiqni këto hapa për të ruajtur dhe për të instaluar shkarkim:
1. Klikoni Shkarko butonin në faqen për shkarkimin e detajeve.
2. Do të hapet kuti për dialog. Klikoni Ruaj butonin.
3. Do të paralajmëroheni për të përzgjedhur vendndodhje në kompjuterin në të cilin do ta ruani shkarkimin. Përzgjidhni një vendndodhje përkatëse dhe klikoniRuaj butonin.
4. Kur skedari të ketë përfunduar shkarkimin, do të shihni kuti të dytë për dialog Nëse dëshironi ta instaloni skedarin menjëherë, klikoni Hapje butonin. Ky lidh një ekspert për instalim.
5. Nëse nuk dëshironi menjëherë ta instaloni skedarin, klikoniMbyllje butonin. Kur do të jeni gati për ta instaluar skedarin për shkarkim, klikoni dy herë në skedar për ta lidhur ekspertin e instalimit.

VëreKur ruani skedar për shkarkim, sigurohuni se vendndodhja është ajo që do ta mbani në mend më vonë kur do të dëshironi ta instaloni shkarkimin. Ju sugjerojmë të krijoni një dosje të veçantë në tavolinën e punës në të cilën gjithmonë i ruani shkarkimet. Ndiqni këto hapa për të krijuar dosje të tilla për shkarkim:

1. Klikoni me klikun e djathtë në një zonë të pa shfrytëzuar të tavolinës së punës.
2. Trego kahI ri dhe mandej klikoni Dosje.
3. Jepni dosjes një emër siç është „Shkarkimet e mia".

Rreth shkarkimeve ndërkombëtare

Microsoft shpërndan shkarkime në më tepër se 30 gjuhë ndërkombëtare. Këshillat në këtë seksion do t'u ndihmojnë për të gjetur shkarkime ndërkombëtare.

Si t'i gjeni shkarkimet ndërkombëtare
Keni dy mënyra primare për t'i gjetur shkarkimet ndërkombëtare.

1. Vizitoni vendin e Qendrës për shkarkim ndërkombëtar.
1. Klikoni Shkarkime ndërkombëtare në menynë në të majtë të Qendrës për shkarkim.
2. Klikoni gjuhën e shfaqur në listë. Do të shkoni në faqen amë të Qendrës për shkarkim ndërkombëtar, ku mund të shfletoni dhe të kërkoni shkarkime që janë në dispozicion në gjuhët e përzgjedhura.

VëreFaqet e shkarkimit të detajeve në vendet e Qendrës për shkarkim ndërkombëtar janë afishuar në gjuhën përkatëse kudo që është e mundur. Megjithatë, nëse jo në anglisht, detajet e veçanta gjuhësore nuk janë në dispoziion, ato detaje do të afishohen në anglisht. Nëse vet shkarkimi nuk është në dispozicion në ndonjë gjuhë të veçantë, ai nuk do shfaqet në vendin e zgjedhur ndërkombëtar.

2. Përzgjidhni shkarkim ndërkombëtar prej vendit për gjuhën angleze.
1. Shiko drejt nën kutinë „Informacion i shpejtë" në faqen për shkarkim të detajeve për listën me lëshim teposhtë të etiketuar „Ndrysho gjuhë".
2. Përzgjidhni gjuhën që e dëshironi dhe mandej klikoniNdrysho butonin.

VëreLista me lëshim teposhtë „Ndrysho gjuhë" shfaqet vetëm kur versioni ndërkombëtar i shkarkimit është në dispozicion. Nëse lista nuk shfaqet, shkarkimi nuk është vënë në dispozicion në gjuhët e tjera veç anglishtes. Nëse e sheh listën me lëshim teposhtë, por nuk sheh ndonjë gjuhë të veçantë të renditur, shkarkimi nuk është në dispozicion në atë gjuhë.

Një version i anglishtes tanimë i mbështetur
Qendra për shkarkim tani i kombinon të gjitha shkarkimet në anglisht në një Qendër të vetme për shkarkim „anglisht". Nuk ofrojmë më shkarkime të veçuara për anglishten e SHBA-ve, anglishten e BM, anglishten e australianëve, dhe anglishten e kanadezëve.

Zgjidhja e procesit të shkarkimit

Mund t'i hasni këto çështje në Qendrën për shkarkim. Përpiquni t'i ndiqni këto sugjerime për të punuar rreth çështjeve që i keni hasur.

Pastro fshehjen
Nëse nuk mund ta përfundosh shkarkimin, do të nevojitet ta pastrosh fshehjen në Eksploruesin e Internetit në Microsoft, të cilën mund ta bëni duke i ndjekur këto hapa.

1. Vegla menynë, në Eksploruesin e Internetit, klikoniObcionet e Internetit dhe mandej klikoniTë përgjithshme skedën.
2. Në seksioninSkedarë të përkohshëm të Internetit klikoniHiqni skedarë dhe mandej klikoniNë rregull butonin, nëse dëshironi që ta boshatisni të gjithë fshehjen e skedarëve të përkohshëm të Internetit.
3. Në seksioninSkedarë të përkohshëm të Internetit klikoniParametra. Në kutinë për dialogParametra përzgjidhniÇ'do vizitë në këtë faqe. Mandej vendosni madhësinë e Skedarë të përkohshëm të Internetit dosjen në një madhësi më të madhe se sa e parashikuat shkarkimin. Tjetër, klikoniPamja e skedarëve butonin.
4. Në dritaren që hapetSkedarë të përkohshëm të Internetit hapniRedakto menynë dhe klikoniPërzgjidhi të gjitha. ShtypHIQ. Kur do të pyeteni nëse dëshironi t'i hiqni të gjitha piskotat që i keni përzgjedhur, klikoniPo. Klikoni Në rregull butonët deri sa të ktheheni në Të përgjithshme skedën.
5. Në seksioninHistori të skedësTë përgjithshme klikoniPastro Histori dhe mandej klikoni Po. Kur do të pyeteni nëse dëshironi ta hiqni historinë nga vendi i Ueb-it që e keni vizituar, klikoni Në rregull.

Koha e lidhjes kaloi
Shkak i mundshëm për mos përfundimin e shkarkimit është ajo se siguruesi i shërbimit të Internetit (SSHI) tuaj mund të kryejë një kohë boshe automatike që do ta fikte lidhjen nëse nuk ka ndonjë veprim nga përdoruesi. Kontakto SSHI-në të pamundësosh shkëputjen automatike gjatë shkarkimit të skedarëve.

Për Rekomandimet e zbritjeve

Ne u’a rekomandojmë kolekcionin e zbritjeve që mund t’unteresojnë duke u bazuar në atë që ju e keni parë në Qendrën për Zbritje.

Për shembull, nëse keni parë:

Xbox High-Definition Videos
MSN Messenger 7.0 për Windows
MSN Screen Saver (Beta)
Age of Mythology: The Titans Expansion Trial Version

Ne mund t’u rekomandojmë këta koleksione të zbritjeve:

Xbox
Shërbimi i MSN Messenger
MSN Premium Internet Software
Age of Mythology

© 2008 All rights reserved. maSTER of PC

Make a website for freeWebnode